Lajçaku diskuton për procesin e dialogut me përfaqësues të shteteve nordike
14 maj 2024
| 16:14
I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun, Miroslav Lajçak, ka bërë me dije të martën se është takuar me përfaqësues të shteteve nordike me të cilët ka biseduar Ballkanin Perëndimor në Helsinki.
Ai ka theksuar se me ata ka diskutuar për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
“Faleminderit Ministrisë së Jashtme të Finlandës për thirrjen e takimit dhe familjes nordike për mbështetjen e tyre në punën time”, ka shkruar Lajçaku në platformën “X”.