Lajçaku e Escobari i kërkojnë Listës Serbe që serbët të marrin pjesë në zgjedhje
06 qershor 2023
| 18:48
Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak bashkë me të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, takuan përfaqësuesit e Listës Serbe, pas situatës në veri.
Lajçak tha se në këtë takim bashkë me Escobarin theksuan nevojën që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e reja.
“Asnjë zgjidhje politike për uljen e tensioneve në veri të Kosovës nuk mund të arrihet pa popullatën e prekur. Me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe shoqërisë civile, ne theksuam nevojën që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e reja”, tha Lajçak.
Kujtojmë se Lajçak e Escobar dje e sot kanë takuar të gjithë akterët politikë në vend, ku kërkesat kryesore ishin shtensionimi i situatës dhe zgjedhjet e reja në veri.