‘Lajçaku e ka humbur kredibilitetin’, Mujanoviqi: BE-ja e butë ndaj Serbisë edhe pas 24 shtatorit

15 tetor 2023 | 13:26

Agresioni i 24 shtatorit ndaj Kosovës i ngjanë shumë asaj që ka bërë Serbia në Kroaci dhe Bosnje. Kështu ka deklaruar politologu boshnjak, Jasmin Mujanoviq.

Ai ka thënë se shanset për konflikt janë më të mëdha se 10 vjet më parë. Kritik është treguar edhendaj qasjes së butë të Bashkimit Evropian (BE) në raport me Serbinë, derisa komisionarin evropian për zgjerim Oliver Varhelyi e quan “komisionar për zgjerim të Serbisë”.

Në intervistën për “KosovaPress”, ai ka theksuar nevojën për sanksionim të Serbisë nga BE-ja, porse është pesimist pasi sipas tij shtetet si Hungaria janë duke e penguar një gjë të tillë.

Mujanoviqi e ka quajtur dialogun  të vdekur, derisa ka vlerësuar se emisari evropian Miroslav Lajçak e ka humbur kredibilitetin.

Në situatën e krijuar pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku ka mbetur i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, Mujanoviqi ka folur për domosdoshmërinë për sanksionim të Serbisë. Porse, thekson se fatkeqësisht ka shtete brenda BE-së që po bllokojnë politika të tilla.

Më tutje, Mujanoviqi ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe paraqet ndarje etnike dhe nuk është në përputhje me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politologu Bardhyl Mahmuti, ish-përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,…