Lajçaku e quan të frytshëm takimin me Thaçin: Kosova ka nevojë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, sot ka takuar krerët politikë dhe presidentin e vendit Hashim Thaçi.
Lajçaku edhe pse nuk folur në konferencë për medie ka zgjedhur “Twitter”-in që të komentojë takimin me presidentin Thaçi.
Emisari i BE-së ka thënë se takimi me Thaçin ka qenë i frytshëm dhe se janë dakorduar që Kosova ka nevojë për dialog dhe marrëveshje gjithëpërfshirëse.
“Kisha një takim të mirë dhe jashtëzakonisht të frytshëm me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. U dakorduam që Kosova ka nevojë për dialog dhe për marrëveshjen gjithëpërfshirëse”, ka shkruar Lajçaku.
Had a very good and extremely insightful conversation with President @HashimThaciRKS. We agreed that Kosovo needs the Dialogue and needs a comprehensive agreement. pic.twitter.com/KNtTRV53g8
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 14, 2020