Lajçaku flet pas takimit me Kurtin dhe Escobarin
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Sebi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se preferon rrugën diplomatike për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës, dhe jo atë përmes buldozerëve.
Ai i ka bërë këto deklarata pas një takimi që ka zhvilluar në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
“Kam pasur diskutim të gjatë me [kryeministrin e Kosovës, Albin] Kurti. Nuk do t’i bëj publike detajet, sepse jam në mes të misionit dhe do ta vazhdoj vizitën nesër në Beograd. Do të takohem me komandantin e KFOR-it dhe atë të EULEX-it sonte, për të parë vlerësimin e tyre për situatën në terren, dhe më pas do të tentojmë të gjejmë zgjidhjet e mundshme, sepse kjo gjë nuk është e mirë. Unë nuk mendoj se kemi llogari që të presim për të ndodhur diçka e keqe. Tensionet nuk i ndihmojnë askujt, dhe nuk mendoj që ndonjë njeri normal është i lumtur me këtë situatë në veri”.