
Lajçaku flet pas takimit me Kurtin: Diskutuam për çështjen e energjisë
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.
Lajçaku ka thënë se me kryeministrin Kurti kanë diskutuar disa çështje, duke përfshirë këtu atë të energjisë.
Ai ka thënë se pret që dialogu të prodhojë normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Të hënën do të jem në Beograd, me të njëjtat çështje dhe me të njëjtën agjendë”.
“Do të diskutojmë vazhdimin e çështjeve edhe me kryeministrin Kurti. Kur bëhet fjalë për energji, ne jemi në konsultim”, ka thënë ai.
Lajçaku, përpos Kurtit sot ka takuar edhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Pas kësaj, Lajçaku pritte të largohet nga Prishtina madje pa takuar as presidenten apo liderët partiakë të opozitës në vend.