Lajçaku gjatë kësaj jave fillon konsultimet për dialogun Kosovë-Serbi
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka deklaruar se Miroslav Lajçak do të fillojë konsultimet e përqendruara në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë këtë javë.
“Mandati i Përfaqësuesit të ri Special të BE-së (EUSR) është të arrijë një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, që nënkupton rinisjen e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës” ka thënë Stano, raporton “Tanjug”.
Me rastin e emërimit të Mirosllav Lajçak si të dërguar të BE-së është theksuar se mandati i tij do të lidhej kryesisht me dialogun Beograd-Prishtinë.
Kryediplomati evropian, Josep Borrell, kur është pyet nga “Tanjug” në lidhje me detyrat e para të Lajçakut, e ka siguruar atë se ai do ta ndihmonte në rifillimin e dialogut mes dyja vendeve
“Në fillim të mandatit tim, unë thashë se ishte një nga përparësitë e mia dhe gjërat ku duhej të përmirësohemi. Ne mund të mos e kemi zgjidhur problemin izraelito-palestinez, por duhet të jemi në gjendje ta zgjidhim problemin në lagjen tonë të afërt”, ka thënë Borrelli.