Lajçaku: Hapin e parë për deeskalim duhet ta bëjë Kosova

20 qershor 2023 | 16:23

Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë të martën se hapin e parë për shtensionimin e situatës në veri, duhet ta bëjë Kosova.

Lajçak, në emër të BE-së, ka insistuar se shtensionimi duhet të nisë nga largimi i kryetarëve të zgjedhur shqiptarë që kanë hyrë në fund të majit në objektet komunale të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut.

“Hapi i parë duhet të bëhet nga Kosova, që do të thotë, t’u thuhet kryetarëve që të punojnë nga zyrat alternative. Pastaj, hapi tjetër duhet të vijë nga Serbia”, ka thënë Lajçaku në një bashkëbisedim në “Atlantic Council”.

Më tutje, ai ka thënë se nëse Serbia nuk bën detyrat pastaj, atëherë reagimi ndaj saj do të jetë i njëjtë si ndaj Kosovës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një konferencë për medie,…