Lajçaku i quan produktive bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

24 korrik 2020 | 13:11

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se “diskutimet politike të kësaj jave (Kosovë-Serbi) në nivel ekspertësh mbi personat e zhdukur dhe personat e zhvendosur ishin produktive dhe konstruktive”.

“Mezi presim raundin tjetër të bisedimeve ndërmjet ekspertëve”, ka thënë Lajçak, duke paralajmëruar vazhdimin e dialogut së shpejti, por pa dhënë një datë.

Më 16 korrik, kryeministri Avdullah Hoti u takua në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ky ishte takimi i parë, pas 20 muajsh të ndërprerjes së dialogut.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
As rezoluta për pensionistët kontribudhënës nga 1990-1999,  nuk ka kaluar…