![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/03/haradinaj-3.jpg)
Lajçaku i shkon në zyre edhe Haradinajt
10 mars 2023
| 12:07
Pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është pritur në takim në lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
Në këtë takim, mediat fillimisht janë lejuar të marrin pamje, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë deklarim për media.
Kujtojmë, që AAK-ja i ka dhënë përkrahje propozimit evropian për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Lajçaku një ditë më parë është takuar edhe me kryeministrin Kurti e presidenten Osmani, takime të cilat i ka cilësuar konstruktive në procesin e dialogut.