Lajçaku i shkruan Thaçit
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për ndërmjetësim në dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, i ka shkruar letër presidentit Hashim Thaçi, me ç’rast e ka shprehur gatishmërinë e tij për të punuar fort në këtë proces.
Ai po ashtu e ka përshëndetur heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina duke cilësuar si një hap të rëndësishëm për rifillimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE.
“Jam i bindur se me një vullnet të mirëfilltë politik nga të dy palët dhe përmes dialogut, do të mund të arrijmë rezultatet që dëshirojmë për të mirën e njerëzve në Kosovë dhe Serbi”, ka shkruar Lajçaku në letrën drejtuar Thaçit.
Lajçaku ka theksuar se tashmë e ka përgatitur planin e tij për të filluar punën në procesin e dialogut, ku ka shprehur gatishmërinë e tij për të takuar vetë Presidentin Thaçi dhe liderët tjerë shtetërorë për të shkëmbyer pikëpamjet.