Lajçaku i telefonon Osmanit, bisedojnë për situatën politike në Kosovë dhe dialogun
13 maj 2020
| 14:47
I dërguari special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeparlamentaren Vjosa Osmani, me të cilin ka biseduar për situatën politike në Kosovë dhe për përgatitjet për rifillimin e dialogut me Serbinë.
Lajmin për këtë bisedë e ka bërë me dije Lajçak në llogarinë e vet në “Twitter”.
“Diskutuan për situatën aktuale politike në Kosovë dhe përgatitjet për rifillimin e dialogut të lehtësuar nga BE. U pajtuam për rëndësinë e afrimit të perspektivës së BE-së me njerëzit e Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajçaku.