Lajçaku: Jemi afër arritjes së një marrëveshje për disa dokumente

23 shkurt 2022 | 15:00

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se Kosova e Serbia janë afër arritjes së një marrëveshjeje në lidhje me disa dokumente.

Përmes “Twitter”-it, Lajçak ka thënë se megjithëse janë afër kësaj marrëveshje, hapi i fundit shpesh është më i vështiri.

“Pas 11 orësh negociata intensive dje, jemi afër arritjes së një marrëveshjeje për disa dokumente. Por shpesh hapi i fundit është më i vështiri. Puna vazhdon”, ka shkruar Lajçak.

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka zhvilluar takime dypalëshe me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Zyra e Kryeministrisë ka njoftuar se në këto takime u diskutua për çështjen e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë, për ndjeshmërinë dhe urgjencën e një zgjidhjeje sa më të shpejtë.

“U fol për energjinë në kuadër të marrëveshjes ekzistuese. Diskutimet me Bashkimin Evropian në këtë fushë kanë shënuar progres, megjithatë mbeten ende detaje për t’u trajtuar”, është bërë me dije në njoftimin për media.

Çështje tjetër e diskutimit ishte edhe ajo e targave të veturave. Grupet teknike kanë filluar të finalizojnë propozimet e tyre përfundimtare. Takimet e grupeve teknike do të vazhdojnë deri në përzgjedhjen përfundimtare të opsioneve sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka thënë se…