Lajçaku, Kurtit: Kosova duhet të flasë me një zë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Pas takimit me Kurtin, Lajçaku ka thënë se Kosova duhet të flas me një zë në dialogun me Serbinë.
“Fillova ditën e dytë në Kosovë me një diskutim shumë të mirë dhe frytdhënës me udhëheqësin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Theksova nevojën që Kosova të flasë me një zë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Çfarëdo marrëveshje duhet të jetë e pranueshme për njerëzit e saj”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e vet në “Twitter”.
Kicked off day 2️⃣ in Kosovo with a very good and insightful discussion with leader of Vetëvendosje @albinkurti. I stressed the need for Kosovo to speak with one voice in the 🇪🇺-facilitated Dialogue. Any agreement must be acceptable to its people. pic.twitter.com/dAmJoZGHGu
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 17, 2020