Lajçaku: Kuvendi i Kosovës e kupton nevojën e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se çfarë ka biseduar në takimin me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Ai me anë të një shkrimi në rrjetin social “Twitter”, ka thënë se ka theksuar rolin e rëndësishëm të Kuvendit në procesin e dialogut.
“Isha i kënaqur kur dëgjova se ata e kuptojnë plotësisht nevojën për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe e mbështesin atë”,ka shkruar Lajçaku.
This morning, I met with Assembly Speaker @KonjufcaGlauk and caucus leaders. I stressed the important role of parliament and was pleased to hear that they fully understand the need for the Dialogue on normalisation of relations with Serbia and support it. pic.twitter.com/t1TFKsjSJd
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 16, 2021