Lajçaku merr mbështetje nga anëtarët e Bundestagut gjerman për dialogun Kosovë-Serbi
06 dhjetor 2023
| 15:35
Emisari special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka treguar se është takuar me anëtarët e Bundestagut dhe ka diskutuar për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor
“Pati një shkëmbim të hapur dhe të thellë me anëtarët e Komisionit të Bundestagut për Bashkimin Evropian sot në Bruksel”.
“Folëm për momentin e ri të zgjerimit të Bashkimit Evropian, gjendjen e dialogut (ndërmjet Kosovës dhe Serbisë) dhe hapat e ardhshëm”, ka shkruar Lajçaku në “Twitter”.
Lajçaku ka përfunduar duke i falënderuar anëtarët e Bundestagut për mbështetjen që i kanë dhënë atij në punën që e bën në ndërmjetësimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.