Lajçaku: Mezi pres të punoj me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë
Emisari special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosav Lajçak, ka bërë një reagim pas emërimit zyrtar të tij në këtë detyrë nga Këshilli Evropian.
Ai në llogarinë e vet në “Twitter”, Lajçaku ka thënë se mezi pret të punojë së bashku me përfaqësues të Kosovës dhe të Serbisë si dhe liderë të tjerë të Bashkimit Evropian.
“Ballkani Perëndimor gjithmonë ka qenë afër zemrës sime, pasi kam punuar në këtë rajon për një kohë të gjatë. Jam i nderuar të më besohet kjo detyrë e rëndësishme. Mezi pres të punoj së bashku me përfaqësues të Serbisë dhe Kosovës, liderë të Bashkimit Evropian dhe në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar Lajçaku.
The Western Balkans have always been close to my heart, as I’ve worked in & w/ the region for a long time. I’m honored to be entrusted w/ this important task. I’m looking forward to working together w/ representatives of Serbia & Kosovo, heads of 🇪🇺 DELs, & in close coop w/🇺🇸. https://t.co/NCD3fyTaZu
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 3, 2020