Lajçaku në Kosovë, nis takimin me Vjosa Osmanin

25 nëntor 2021 | 17:34

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar të enjten me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Vizita Lajçakut në Prishtinë vjen pas qëndrimit të tij në Beograd ku ishte takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Takimet po mbahen me qëllim të përgatitjeve për dialogun e radhës në Bruksel. Në këtë takim, mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje.

Në orën 18:00, Lajçaku do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) ka nënshkruar marrëveshje financiare…