Lajçaku në Uashington për ta marrë përkrahjen e amerikanëve për dialogun Kosovë-Serbi
Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka përfunduar një vizitë treditore në Uashington DC, për të cilën vizitë ka thënë se ka pasur disa takime produktive për bashkëpunimin BE-ShBA për Ballkanin Perëndimor.
Lajçaku ka thënë se në vizitën e tij ka pasur konsultime me partnerët amerikanë për gjetjen e një rruge përpara për dialogun Kosovë-Serbi.
“Sapo përfundova vizitën time treditore në Uashington DC. Patëm një numër konsultimesh intensive dhe produktive për bashkëpunimin tonë BE-SHBA në Ballkanin Perëndimor dhe rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajçaku në llogarinë e vet në “Twitter”.
Just finished my three-day visit to Washington DC. Had a number of intense and productive consultations on our EU-US cooperation in the Western Balkans and the way forward in the Dialogue on normalisation of relations between Kosovo and Serbia. pic.twitter.com/7jxJ1419TM
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 19, 2022