Lajçaku: Nëse nuk ka asociacion s’ka marrëveshje

14 mars 2023 | 11:26

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se “nëse nuk ka asociacion nuk ka marrëveshje”.

Ai për mediumin publik serb “RTS”, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet dhe nëse nuk formohet sipas tij nuk do të ketë marrëveshje.

Lajçaku ka përsëritur disa herë se asociacioni duhet të formohet dhe ka theksuar se nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje.

Qëllimi, ka thënë Lajçaku nuk është që dikush të fitojë apo të humbasë.

“Qëllimi është të kërkojmë një situatë të favorshme dhe të hapim derën evropiane”, ka thënë Lajçaku.

Sipas tij, takimi në Ohër synon arritjen e një marrëveshjeje për përmbushjen e marrëveshjes, e cila ka një mbështetje nga BE-ja.

Lajçaku pas vizitës që kishte në Kosovë, nga dita e djeshme po qëndron në Beograd.

Ai është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe me liderët e tjerë të partive opozitare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atleti kosovar, Muhamet Ramadani, fitoi medaljen e artë në Kupën…