Lajçaku nesër viziton Serbinë

28 qershor 2022 | 14:28

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do ta vizitojë nesër (e mërkurë).

Gjatë vizitës së tij ai do të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiq, kryeparlamentarin Ivica Daçiq, si dhe me liderë të opozitës parlamentare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Serbi.

Lajçaku, dje ka nisur vizitën e tij në Kosovë, ku është takuat me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, me të cilin ka biseduar për mbarëvajtjen e deritanishme të takimeve, qasjes konstruktive përgjatë tërë procesit të dialogut në Bruksel, parimet, vlerat dhe synimin e këtij procesi.

Ai sot është takuar edhe me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot gjatë ditë do të zhvillohet përballja e parë mes…