Lajçaku nga forumi i Alpbach-ut: Bisedë interesante për të ardhmen e Ballkanit

26 gusht 2024 | 12:28

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar platformën “X” rreth pjesëmarrjes së tij në forumin e evropian “Alpbach 2024” në Austri.

Lajçaku ka thënë se gjatë forumit është zhvilluar një bisedë interesante për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe potencialin e brezit të ardhshëm.

“Mirë që u ktheva në forumi ‘Alpbach’ për një bisedë interesante për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe potencialin e brezit të ardhshëm. Mezi presim një ditë tjetër shkëmbimesh me të rinj nga rajoni dhe më gjerë”, ka shkruar Lajçaku.

Në Austri është duke qëndruar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila të dielën ka mbajtur një fjalim në forumin evropian “Alpbach 2024”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi ka konfirmuar transferimin e Nico Gonzalez. Sulmuesi anësor i…