Lajçaku nga Selaniku: Të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës
I dërguar special i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka qenë pjesë e Samitit të Selanikut ku ka thënë se është e rëndësishme që BE-ja të heqë vizat për qytetarët e Kosovës dhe theksoi nevojën e nisjes së bisedimeve mes BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Për mua pyetja nuk është nëse duhet, por kur dhe si hap të parë do të rekomandojë të nisin bisedimet pa shtyrje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Lajçak.
Ndër të tjera ai ka komentuar edhe situatën e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, ku u shpreh se dorëheqja e kryeministrit Zaev është për shkak se BE nuk arriti ta përmbush premtimin, ndërsa Bashkimi Evropian, sipas tij, “humbi një nga partnerët më të mirë në rajon”, raporton ABC news, transmeton Klankosova.tv.
“Kryeministri Zaev i humbi zgjedhjet për shkak se nuk ka mundur ta përmbushë premtimin e tij për fillim të bisedimeve me Bashkimin Evropian, ndërsa premtimin e tij nuk e përmbushi jo për shkak se nuk kishte kryer pjesën e tij, por për shkak se ne, Bashkimi Evropian, nuk kemi mundur ta përmbushim pjesën tonë. Si pasojë e kësaj, humbën një partner i cili ishte besnik ndaj idesë evropiane, konstruktiv dhe i përkushtuar, një nga partnerët më të mirë në rajon. Për mua është sinjal i qartë se rajoni nuk ka kohë për ta në pritur dhe është koha që Bashkimi Evropian të veprojë për shkak se do të humbin më shumë partnerë evropianë”, është shprehur ndër të tjera Lajçak.