Lajçaku nis takimin me Petkoviqin
02 korrik 2024
| 14:59
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka nisur fillimisht takimin ndaras me kryenegociatorin e palës serbe, Petar Petkoviq, në kuadër të dialogut në mes të dy shteteve.
Siç ka raportuar mediumi serb “Kosovo-Online”, Petkoviq me ekipin e tij veçse kanë nisur takimet ndaras me Lajçakun.
Nuk është dhënë agjendë konkrete për takimet, veçse është thënë se do të diskutohet “urgjenca e zbatimit” të marrëveshjes bazike për normalizim të marrëdhënieve.
Lajçaku propozimin e fundit dorëzuar palëve e ka artikuluar kështu: Kosova të iniciojë procedurat për Asociacionin e komunave me shumicë serbe ndërsa Serbia të nis njohjen e dokumenteve, simboleve dhe institucioneve shtetërore të Kosovës.