Lajçaku njofton për takimin e grupit punues për targat
Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pritur grupet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ku është diskutuar për gjetjen e zgjidhjes për çështjes së targave të veturave.
Lajçaku ka thënë se dy delegacionet kanë pasur diskutim të thellë dhe është shprehur i bindur që ata do të gjejnë një zgjidhje të përhershme.
“Sot u mbajt në Bruksel takimi i tretë të grupit punues për targat e veturave. Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë u angazhuan në një diskutim të thellë. Jam i bindur qe do ta gjejnë një zgjidhje të përhershme për të mirën e qytetarëve të tyre”, ka shkruar Lajçaku në llogarinë e vet në “Twitter”.
Today, the third meeting of the Working Group on Licence Plates took place in Brussels. Expert delegations of Kosovo and Serbia engaged in an in-depth discussion. I am confident that they will find a permanent solution for the benefit of their citizens.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) December 15, 2021