Lajçaku nominohet për ambasador të BE-së në Zvicër
Përfaqësuesi evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është dominuar ambasador i Bashkimit Evropian në Zvicër.
Ai ndodhet në mesin e 44 nominimeve nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për punët e jashtme, Josep Borrell.
“Miroslav Lajçak është nominuar si ambasador i BE-së në Zvicër. Ai aktualisht është duke shërbyer si përfaqësues special i Bashkimit Evropian (EUSR) për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Ai ka shërbyer më parë si ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë”, është thënë në faqen zyrtare të “European Union External Action”.
Ndërsa si Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë është nominuar Aivo Orav, i cili aktualisht shërben si përfaqësues i përhershëm i Estonisë në BE. Më parë ai ka qenë ambasador i BE-së në Mal të Zi.