Lajçaku paralajmëron takime të tjera: Shumë pyetje për rregulloren e BQK-së mbeten pa përgjigje
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se bisedimet për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, ishin “një hap i parë i rëndësishëm”, por se “shumë pyetje politike” kanë mbetur ende pa përgjigje.
Me ndërmjetësimin e tij, përfaqësues të Kosovës dhe të Serbisë janë takuar të martën në Bruksel.
“Takimet shtesë do të jenë të nevojshme”, ka shkruar Lajçaku në një postim në platformën “X”.
Ai nuk ka sqaruar nëse palët kanë pasur ndonjë dakordim.
I welcome the commitment of the Parties to finding a sustainable solution for the communities affected by the recent CBK regulation. Today’s Dialogue meeting was an important first step, but many political questions remain unanswered. Additional meetings will be needed. https://t.co/yhSXZsw8FP
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 27, 2024