Lajçaku paralajmëron vizitë në Kosovë, shkak vazhdimi i dialogut
01 shtator 2024
| 12:10
I ngarkuari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar se shumë shpejt do ta vizitojë Kosovën.
Në një postim në “Facebook”, ai ka bërë me dije se do të vijë në Prishtinë për takimin e ardhshëm në kuadër të dialogut në Bruksel.
“Pas një ndalese të shkurtër në Bruksel, do të shkoj në Bled për Forumin Strategjik të Bledit të këtij viti dhe në Prishtinë për të përgatitur takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel”, ka shkruar Lajçak.