Lajçaku paralajmëron zhvillime në procesin e dialogut
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak është takuar të martën në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Lajçak ka shkruar në “Twitter” pas takimit se ka zhvilluar një takim të gjatë dhe të detajuar me presidentin Vuçiq.
“Në vazhdim të diskutimeve të mia për rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, pata një bisedë të gjatë dhe të detajuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Shumë gjëra për të bërë pas takimeve që kisha këtë javë”, ka shkruar Lajçak.
In continuation of my discussions on the way forward in the EU-facilitated Dialogue, I had a long and detailed conversation with President of Serbia @predsednikrs @avucic. A lot to follow up on after my meetings this week. pic.twitter.com/4M2WE3qs7u
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 23, 2021
Një ditë më parë, më 22 tetor, Lajçak, në Vjenë të Austrisë takoi edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin tha se diskutoi për progresin në dialog.
“Sot në Vjenë pata një diskutim të thellë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për gjendjen aktuale dhe rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Lajçak të hënën në “Twitter”.
In Vienna today, I had an in-depth discussion with Prime Minister of Kosovo @albinkurti about the current state of play and way forward in the EU-facilitated Dialogue. pic.twitter.com/9LnAtNxc53
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 22, 2021
Takimet e Lajçak me zyrtarët e Prishtinës dhe Beogradit, pasojnë ftesën e 15 nëntorit, të Ministrave të Bashkimit Evropian për angazhim konstruktiv të palëve në gjetjen e një zgjidhjeje pozitive.