Lajçaku pas takimit me Kurtin: U pajtuam për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara
26 janar 2023
| 01:43
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka mbërritur të mërkurën pasdite në Kosovë.
Ai në orët e vona të së mërkurës ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti dhe me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi.
Pas takimit, Lajçaku ka shkruar në “Twitter” duke theksuar de u pajtuan që “të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht”.
“U ktheva sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me kryeministrin Albin Kurti dhe ZKM Besnik Bislimin për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht”, ka shkruar Lajçak.