Lajçaku pas Thaçit takohet edhe me Kurtin
14 tetor 2020
| 11:34
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, ka vazhduar takimet me udhëheqës të institucioneve dhe partive politike në Kosovë.
Pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, Lajçaku, ka zhvilluar takim edhe me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.
Lajçaku dje është takuar me kryeparlamentaren Vjosa Osmani dhe kryeministrin Avdullah Hoti.