Lajçaku për asociacionin: Kosova duhet ta zbatojë zotimin

29 qershor 2022 | 11:18

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është një zotim të cilin e ka bërë Kosova dhe të cilin duhet ta zbatojë.

Lajçaku ka thënë se asociacioni nuk është diçka që e kërkon Brukseli, por një çështje për të cilën janë pajtuar Kosova dhe Serbia.

“Është zotimi të cilin e ka pranuar Kosova, përfshirë ratifikimin në Kuvend, prandaj ka një parim të mirënjohur të së drejtës ndërkombëtare që thotë ‘ajo që është pajtuar duhet të zbatohet’. Nuk është diçka që Brukseli e kërkon, është diçka që është pajtuar mes palëve në dialog – Kosovës dhe Serbisë. Qëndrimi jonë si Bashkimi Evropian, karshi Kosovës dhe Serbisë, është që ajo që është pajtuar do të zbatohet”.

“Ka çështje të tjera në listën time për Kosovën dhe atë për Serbinë, por kjo është mjaft e ndjeshme. Serbia e sheh këtë si çështjen më të rëndësishme dhe nuk mund t’i ikim kësaj çështje. Kjo nuk është vetëm që ta kënaqim Bashkimin Evropian, por me të vërtetë që ta shtyjmë procesin përpara”, ka deklaruar Lajçaku në një konferencë për medie pas përfundimit të vizitës në Kosovë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është një nga blogeret më të ndjekura në botë…