Lajçaku për liberalizimin e vizave për Kosovën: Situata nuk po ec si duhet
18 qershor 2021
| 14:33
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas Samitit të Vjenës ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Ai ka thënë se Kosova ende nuk ka liberalizim të vizave dhe kjo tregon që “situata nuk po ecën si duhet”.
Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi ka thënë se nuk ka alternativë tjetër përveç normalizimit të raporteve ndërmjet dy vendeve.