Lajçaku: Përcaktimi i prioriteteve të BE-së për Ballkanin, shmang sfidat
Emisari special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka marrë pjesë në organizimin për politikë dhe siguri në Evropën Juglindore, forumin 2BS.
Nëpërmjet një postimi në platformën “X”, Lajçaku ka nënvizuar rëndësinë e prioriteteve të BE-së në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Në një diskutim mbi prioritetet dhe sfidat për Ballkanin Perëndimor, theksova rëndësinë e përcaktimit të qartë të prioriteteve të Bashkimit Evropian për të shmangur sfidat e ardhshme në rajon”, ka shkruar ai.
Forumi 2BS bashkon çdo vit figurat kyçe të politikës regjionale e globale në Mal të Zi.
This morning, I addressed the 2024 edition of the #2BSForum organized by @acm_ascg. In a discussion on the priorities and challenges for the Western Balkans, I highlighted the importance of clearly defining 🇪🇺 priorities to avoid future challenges in the region. pic.twitter.com/gQjZwQ4i5S
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 4, 2024