Lajçaku: Pres të punoj me qeverinë e ardhshme për dialogun

15 shkurt 2021 | 11:42

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka komentuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare që janë mbajtur të dielën më 14 shkurt në Kosovë, ku si parti e parë ka dalë Vetëvendosja, dhe atë bindshëm.

Lajçaku ka thënë se në zgjedhjet e 14 shkurtit institucionet e Kosovës dhe partitë politike treguar pjekuri.

Ai ka thënë se pret që të punojnë me qeverinë e ardhshme për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Zgjedhjet e djeshme në Kosovë demonstruan pjekuri të institucioneve të saj, të gjithë aktorëve relevantë dhe partive politike. Qytetarët kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohet dhe unë pres që të punojë me qeverinë e ardhshme për vazhdimin e dialogut”, ka shkruar Lajçaku në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën ka filluar stinori pranveror në Superligën e Kosovës…