Lajçaku: Qëllimi kryesor i vizitës në Kosovë, përgatitja e takimit Kurti-Vuçiq

01 qershor 2021 | 11:07

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë me dije se arsyeja kryesore e vizitës në Kosovë është përgatitja e takimit në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq.

“Qëllimi parësor i kësaj vizite është të përgatitet takimi i parë i nivelit të lartë në mes të kryeministrit Kurti dhe Vuçiqit i cili do të mbahet pas pak ditësh në Bruksel, prandaj unë jam këtu”, ka thënë Lajçaku në një konferencë për medie.

Ai shtoi se ky vit ka “potencial që të jetë një vit i mirë për marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor. Ka një rritje të interesimit për rajonin në mesin e udhëheqjes së BE-së dhe shteteve anëtare”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësndihmëssekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer, pas…