Lajçaku: Rajoni do të jetë i sigurt vetëm pasi t’i bashkohet me BE-në
Miroslav Lajçak, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se rajoni do të jetë i sigurt vetëm pasi të bashkohen të gjithë në BE.
Kështu ka deklaruar Lajçaku, përmes një postimi në “Twitter”, ku ka shtuar se, BE-ja është e përkushtuar ndaj një Ballkani Perëndimor evropian, shkruan lajmi.net.
Përveç kësaj, përfaqësuesi i BE-së, ka deklaruar edhe se, zgjerimi është sërish politik, por që duhet të bëhet realitet.
“Rajoni do të jetë i sigurt vetëm pasi të bashkohen të gjithë BE. Ne jemi të përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor evropian. Ndershmëria është kthyer. Zgjerimi është sërish politik. Por që ajo të bëhet realitet, ne duhet ta kthejmë vullnetin e mirë në rezultate konkrete”, ka shkruar Lajçaku.
The region will only be safe once they all join 🇪🇺. We are committed to European Western Balkans. The honesty is back. Enlargement is political again. But for it to become a reality, we need to turn goodwill into concrete results – at @STGEUI training for Balkan diplomats pic.twitter.com/VjY4rvqMiT
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 12, 2022