Lajçaku: Roli konstruktiv i LDK-së në procesin e dialogut, i rëndësishëm
17 qershor 2020
| 11:51
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur sot në takim përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
“Mustafa e njoftoi Lajçakin për qëndrimet e LDK-së për procesin e dialogut dhe se LDK-ja është e interesuar që marrëveshja të mbyllet me njohje reciproke”, theksohet në njoftimin e LDK-së.
Sipas këtij njoftimi, Lajçak ka vlerësuar se roli konstruktiv i LDK-së në procesin e dialogut është shumë i rëndësishëm.
(Q.R / Epoka e re)