‘Lajçaku s’mund t’ia marrë Grenellit dialogun nga dora, Kurti dëshpëroi votuesit e tij’

26 prill 2020 | 15:56

Darko Obradoviq, sekretar i përgjithshëm i Institutit për Siguri Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Beograd, ka folur rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi, involvimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikë (ShBA) dhe punën që potencialisht mund të bëjë Misolav Lajçak si emisar i Bashkimit Evropian (BE) për negociatat Prishtinë-Beograd.

Obradoviqi ka thënë se nuk mund të pritet në parim shumë nga Lajçaku, pasi sipas tij dihet që pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës procesi i dialogut vazhdoi të mbetej i bllokuar.

Siç  ka shkruar “Kosov Online”, Lajçaku s’mund të ia marrë ShBA-së dialogun nga dora.

“Ajo që unë pres nga Lajçaku është një qasje konstruktive dhe një objektivitet nga shtetet, pa ndonjë aspiratë për rolin e ndërmjetësit kryesor”, ka thënë Obradoviqi.

Obradoviqi ka folur edhe për situatën me pandeminë COVID-19 që sipas tij ka ngadalësuar tejmase procesin në kohën kur shihej një vrull i madh nga ShBA-të.

Më tutje, ai ka folur edhe për rrëzimin e qeverisë Kurti në Prishtinë. Obradoviqi ka thënë se Kurti erdhi në pushtet si pasojë e një vale populizmi me premtime të mëdha, por thotë se në momentin që Kurti u ul në karrigen e kryeministrit ka parë dallimin mes premtimeve dhe parullave të tij dhe politikës në realitet.

Obradoviqi ka thënë se e sheh shumë të vështirë që Kurti të luftojë edhe për një mandate tjetër, pasi sipas tij Kurti ka zhgënjyer votuesi te tij me paaftësinë për të mbajtur pushtetin.

Derisa thotë se partitë tjera në Kosovë kanë shumë përvojë dhe thotë se do të ekuilibrojnë raportet me ShBA-në, ndryshe nga Kurti që ndoqi Berlinin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për rini që…