Lajçaku sot ia mbath, por ka një konferencë për medie
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, do t’u drejtohet sot medieve.
Lajçak pritet t’i adresohet publikut virtualisht përmes faqes së BE-së në Kosovë dhe përmes platformës Zoom me fillim nga ora 09:45.
Diplomati sllovak po qëndron në Kosovë nga e hëna. Nga krerët e institucioneve, Kurti ishte nikoqiri i vetëm i tij.
Në takimin e së hënës me Lajçakun, kryeministri Albin Kurti theksoi se Qeveria e Kosovës është e angazhuar për dialog parimor, nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve.
Siç u bë me dije në një komunikatë për medie në takim u bisedua për mbarëvajtjen e deritanishme të takimeve, qasjen konstruktive përgjatë tërë procesit të dialogut në Bruksel, parimet, vlerat dhe synimin e këtij procesi.
Kurti dhe Lajçaku u njoftua se kanë folur edhe për marrëveshjen mbi zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë sipas marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015. Ai theksoi angazhimin e qeverisë për zbatimin e saj, me qëllim të përfundimit të një problematike të trashëguar, tё furnizimit dhe pagesës sё energjisë në katër komunat në veri tё vendit.
Përveç Kurtit, Lajçaku i takoi edhe liderët e partive opozitare.
Vizita e Lajçakut erdhi vetëm pak ditë pasi Kosova dhe Serbia u morën vesh në Bruksel për udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit.