Lajçaku takohet me DiCarlon, diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

10 maj 2024 | 11:51

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me zëvendëssekretaren e Përgjithshme të OKB-së për Çështjet Politike, Rosemary DiCarlo.

Lajçak me anë të një postimi në rrjetin e tij social në platformën X, ka thënë se me DiCarlon ka diskutuar për Ballkanin Perëndimor.

“Diskutim shumë i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë me Rosemary DiCarlon. Gjithmonë një kënaqësi për të shkëmbyer pikëpamjet mbi zhvillimet globale dhe çështjet kryesore në agjendën e OKB-së”, ka shkruar  Lajçak.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U lansua sot skema e granteve “Mbështetja e ndërmarrjeve ekzistuese…