Lajçaku takohet me Escobarin, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

23 gusht 2023 | 10:39

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak e ka pritur në Bruksel të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajçak në një postim në platformën “X” ka njoftuar se ka pasur me Escobarin të martën një diskutim të thellë lidhur me dialogun dhe rrugën para.

“I lumtur që mirëpres kolegun dhe mikun tim të mirë, Gabriel Escobar në Bruksel. Së bashku me ekipet tona, ne kaluam dje në një diskutim të thelluar mbi Dialogun, gjendjen dhe rrugën përpara, si dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Lajçak në rrjetin social “X”.

“Faleminderit për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm”, shtoi Lajçak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zyrtari policor, Kristë Gjokaj, është kthyer sërish në punë. Kjo…