Lajçaku takohet me Guterrein, flasin për Ballkanin Perëndimor
09 janar 2025
| 11:44
I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është takuar në Nju-Jork me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Në këtë takim, Guterres dhe Lajçaku kanë biseduar për Ballkanin Perëndimor.
“Një nder i madh të takohem me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Më pëlqeu biseda jonë për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së dhe vlerësoj njohuritë dhe vlerësimet e tij”, ka shkruar Lajçaku në platformën “X”.