Lajçaku takohet me kryediplomatin grek, bisedojnë për Ballkanin Perëndimor
28 prill 2023
| 10:39
I dërguari special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, ka falënderuar ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, për interesimin e treguar për Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen e përpjekjeve të bashkuara të BE-së në rajonin ballkanik.
Lajçaku dhe Dendias janë takuar dje, ku kanë folur për progresin e dialogut dhe perspektivën evropiane.
Greqia së fundmi ka mbështetur anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke abstenuar gjatë votimit.
Shteti helen po ashtu ka mbështetur gjithnjë përpjekjet e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, duke bërë thirrje që palët t’i afrohen marrëveshjes përfundimtare.