Lajçaku takohet me Kurtin në Vjenë, ja për çfarë biseduan

22 nëntor 2021 | 17:43

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak është takuar në Vjenë të Austrisë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Lajçaku në llogarinë e vet në “Twitter” se ka pasur një diskutim të thellë me kryeministrin Kurti për gjendjen aktuale dhe dialogun.

“Sot në Vjenë pata një diskutim të thellë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për gjendjen aktuale dhe rrugën përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Lajçaku.

Kryeministri Kurti ka shkuar të hënën në Austri për të një vizitë zyrtare. Sipas një njoftimi nga zyra e kryeministrit, Kurti atje do të qëndrojë dy ditë.

Në njoftimin e kësaj zyre është bërë me dije se Kurti do të takohet me kancelarin e Austrisë, Alexander Schallenberg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çështja e pagesës së rrymës për serbët në veri të…