Lajçaku takohet me Kurtin në Zvicër, flasin për hapat e ardhshëm të dialogut
Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar të mërkurën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Takimi në mes tyre është zhvilluar në Davos të Zvicrës, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror.
Përmes një publikimi në “Twitter”, Lajçaku ka bërë me dije se e ka nisur ditën me një diskutim të thellë me Kurtin.
“Ne folëm për hapat e ardhshëm në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale”, ka shkruar Lajçak.
Gjatë ditës, Lajçak pritet që të takojë edhe presidentin serb, Aleksandër Vuciq.
Ndërsa Lajçaku dhe emisari amerikan, Gabriel Escobar pritet që të vijnë në Kosovë përgjatë të premtes.
Started my day in Davos at #wef23 with an in-depth discussion with Prime Minister @albinkurti. We spoke about next steps in the Dialogue on normalisation of relations and pressing current issues. pic.twitter.com/rQhksDaIf9
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 18, 2023