Lajçaku takohet me presidentin finlandez, diskutojnë edhe për dialogun Kosovë-Serbi
Takim kuptimplotë dhe frymëzues, e ka quajtur ndërmjetësi sllovak, Miroslav Lajçak, takimin me presidentin finlandez, Aleksandër Stubb, me të cilin temë bisedimi ishte edhe dialogu për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Një takim kuptimplotë dhe frymëzues me Presidentin Aleksandër Stubb sot në Helsinki. Ne bëmë një turne të horizontit të zgjerimit të BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajçaku në “Facebook”.
An insightful and inspiring meeting with 🇫🇮 President @alexstubb today in Helsinki. We did a tour d'horizon of 🇪🇺 enlargement, Western Balkans and the EU-faciliated Dialogue between Kosovo and Serbia. pic.twitter.com/bQ3mq0eZ3h
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 14, 2024