Lajçaku takohet me presidentin gjerman, biseduan për Ballkanin Perëndimor
Emisari i Bashkimi Evropian (BE), Miroslav Lajçak, ka takuar presidentin e Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier në Berlin.
Lajçaku që ka ndërmjetësuar mbrëmë një darkë pune në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ndodhet në kryeqytetin gjerman me ftesë të kancelarit Olaf Scholz.
Lajcak ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se me presidentin Steinmeier ka pasur një diskutim inspirues për Ballkanin Perëndimor.
“I lumtur për një mundësi tjetër që ta takoj presidentin e Gjermanisë Steinmeier dhe të kem një diskutim inspirues për Ballkanin Perëndimor dhe përtej”, ka shkruar Lajçaku.
Grateful for yet another opportunity to meet with 🇩🇪 President Steinmeier and have an inspiring discussion about the Western Balkans and beyond. pic.twitter.com/pZs1yY4JLm
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 5, 2022