Lajçaku takon edhe shefin e ri të zyrës së BE-së, flasin për zhvillimet e fundit të sigurisë
Emisari special i Bashkimit Evropian (BE), Miroslav Lajçak është takuar edhe me shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Këtë e ka bërë me dije vet Oravi përmes një shkrimi në “X”, duke thënë se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë.
“Gëzohem që u takova sot me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Glad to meet today with EU Special Representative @MiroslavLajcak to discuss the latest political and security developments.
As the EU Special Representative in Kosovo, I look forward to collaborating with all EU family actors to strengthen a #TeamEurope approach on the ground. pic.twitter.com/4m9ubd3Tq9— Aivo Orav (@AivoOrav) September 6, 2024