Lajçaku: Të ulen tensionet në veri dhe të mundësohet liria e lëvizjes

21 shtator 2021 | 15:20

I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Me këtë rast, Lajçaku ka bërë thirrje për ulje të tensioneve.

Lajçaku nëpërmjet llogarisë se vet në “Twitter”-it ka thënë se duhet të mundësohet liria e lëvizjes në pjesën veriore.

“I informova shefat e misioneve të BE-së mbi situatën në veriun e Kosovës. Jam i shqetësuar dhe thërras për deeskalim të menjëhershëm. Është e rëndësishme që të ulen tensionet, të rikthehet atmosfera paqësore dhe të lejohet liria e lëvizjes. Ne qëndrojmë të gatshëm për të lehtësuar bisedimet mbi të gjitha çështje e hapura të dialogut”, ka shkruar Lajçaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dick Advocaat ka bërë një karrierë mjaft të pasur si…